Lifestyle

Terapia e zëvendësimit të hormoneve mund ta zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit te gratë

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit te disa gra me rrezik më të lartë, thonë të dhënat e fundit, shkruan BBC.

Hulumtimi i ri zbuloi se HRT – e cila mund të ndihmojë në kontrollin e simptomave të menopauzës – ishte e lidhur me memorie më të mirë dhe vëllime më të mëdha të trurit për gratë që kanë rrezik të lartë për t’u prekur nga Alzheimeri.

Studiuesit thanë se ishte shumë herët për të thënë nëse HRT-ja ul rrezikun e demencës te gratë, por rezultatet theksuan rëndësinë e saj të mundshme.

Hulumtimi ishte një “studim vëzhgues” dhe jo një provë klinike.

Shkencëtarët nga Britania ka thënë se gjetjet ishin inkurajuese, por që nevojiteshin studime gjithnjë e më të mëdha për të ndihmuar në kuptimin e lidhjes midis HRT-së dhe ndryshimeve në tru.

Studimi, i udhëhequr nga profesoresha Anne-Marie Minihane, nga Shkolla Mjekësore Norwich, u botua në revistën Alzheimer's Research & Therapy.

U shqyrtuan të dhënat nga 1.178 gra të përfshira në iniciativën Evropiane të Parandalimit të Demencës së Alzheimerit, e cila studion shëndetin e trurit me kalimin e kohës.

Të gjitha gratë që morën pjesë në nismën evropiane ishin mbi 50 vjeç.