Janë disa ushqime të ngrira që nuk janë të shëndetshme të hahen, sipas nutricistes Signe Svanfeldt.
Ajo ka shtuar se po ashtu janë disa ushqime të ngrira që janë mjaft të mira, si frutat dhe perimet, shkroi TheSun.
Ushqimet nga këto që nuk duhet t’i konsumoni, janë renditur më poshtë.
Pica
Picat e ngrira shpesh kanë mbi to mish të përpunuar.
“Këto janë të pasura me natrium dhe yndyra të ngopura, të cilat nëse hahen në sasi të tepërta shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit”, tha Signe.
Ëmbëlsira
Ëmbëlsirat janë një mëngjes i shijshëm dhe shkojnë shumë mirë me një filxhan çaj ose kafe.
Por, Signe tha se ato kanë sasi të larta të yndyrave të ngopura dhe se mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe sheqerit.
Ushqime të skuqura
Edhe pse janë të shijshme, ushqimet e skuqura, veçanërisht ato që janë të ngrira, kanë nivele të larta të yndyrave dhe natriumit.
Salsiçet
Ato kanë nivele po ashtu të larta të yndyrave dhe natriumit, ka thënë Signe. Nëse hahen në sasi të mëdha rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe obezitet.
Ushqimet e gatshme
Ato janë të shpejta dhe të lehta, por kanë sasi të larta të yndyrave dhe natriumit, që po ashtu kanë rrezik për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.
Patatet e skuqura
Nëse blini patate të skuqura të ngrira, gjithmonë duhet t’i shikoni përbërësit, pasi shpesh përmbajnë vajra ushqimorë dhe kripë.
E njëjta vlen edhe kur porositni ushqime nga jashtë dhe shumica e lokaleve përdorin patatet e ngrira.
Byreku
Byreku ju bën të ndiheni të turbullt pasi e hani. Ky ushqim nuk konsiderohet të ketë vlera të theksuara, përkundrazi ka kalori të tepërta dhe yndyra që mund të çojë në mbipeshë.