Lifestyle

Omicroni është zbuluar në 89 vende dhe dyfishohet çdo 1.5 deri në 3 ditë

Varianti Omicron i koronavirusit tani është përhapur në 89 vende dhe rastet po dyfishohen çdo 1.5 deri në 3 ditë në vendet me transmetim në komunitet, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia shëndetësore e KB ka thënë se varianti - me një numër të paprecedentë mutacionesh - po përhapet me shpejtësi edhe në vendet me shkallë të lartë vaksinimi ose ku shumica e njerëzve janë shëruar nga COVID-19.

Omicron ka të ngjarë të bëhet një variant dominues në vendet ku varianti po përhapet në nivel lokal.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse rritja e shpejtë e rasteve të Omicronit është për shkak se vaksinat nuk mbrojnë ose nëse është në thelb më e transmetueshme se variantet e mëparshme, ose një kombinim i të dyjave, ka thënë OBSH-ja.