Lifestyle

Dieta me bazë peshku e ngjashme me dietën vegjetariane apo atë vegane

 

Ndër regjimet ushqimore më të përfolura të momentit është ajo me bazë peshku, të cilën e mbështesin shumë njerëz të famshëm. Ndonëse nuk ka një përkufizim standard, siç shkruan AgroWeb, dieta me bazë peshku ka ngjashmëri me dietën vegjetariane apo atë vegane. Njerëzit që ndjekin këtë dietë, kryesisht konsumojnë drithëra të plota, arrorë, legume, yndyra të shëndetshme, por edhe vezë, produkte bulmeti, peshk dhe nënproduktet e tij.

Ushqimet që nuk mund të konsumohen në këtë dietë janë: mishi i viçit, pulës, derrit, qengjit, gjelit të detit etj. Ushqimet që konsumohen duhet të jenë të përpunuara në nivele minimale.