Lifestyle

Studimi rreth COVID-19 në Islandë tregon se antitrupat zgjasin së paku 4 muaj

 Studimi rreth COVID-19 në Islandë tregon se antitrupat zgjasin së paku 4 muaj
Foto: Reuters/ Ilustrim
 

Një studim me rreth 30.000 veta në Islandë ka gjetur se antitrupat që prodhojmë për ta luftuar koronavirusin zgjasin së paku katër muaj pas diagnostikimit dhe nuk zhduken aq shpejt, si ishte pretenduar sipas disa studimeve të mëparshme.

Studimi në Islandë, i ndërmarrë nga hulumtuesit në Harvard dhe Institutin amerikan të Shëndetësisë, paraqet hulumtimin më të detajuar rreth reagimit të sistemit imunitar ndaj virusit, teksa përbën një lajm të mirë rreth përpjekjeve për zhvillimin e vaksinave, shkruan Associated Press.