Lifestyle

A duhet vënë krem mbrojtës nga dielli kur jemi në ambiente të mbyllura?

Shpesh njerëzit nuk janë të sigurt nëse duhet vënë krem mbrojtës nga dielli, kur qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Dhe përgjigja është thjeshtë, po.

Përdorimi i kremit kundër rrezeve të diellit është i domosdoshëm, edhe nëse nuk keni bërë plane për të dalë jashtë shtëpisë, transmeton Koha.

Aplikimi i një shtrese të vogël të kremit mbrojtës me faktor ‘30 SPF’, për ta përfunduar rutinën ditore të kujdesit ndaj lëkurës është i domosdoshëm, edhe nëse do të vazhdoni të qëndroni në shtëpi për pjesën më të madhe të ditës.

Mendojeni kështu: Ekspozimi sado i vogël në diell kontribuon në dëmet afatgjata në lëkurë. Sa më shumë që të jetë e mundur, duhet ofruar lëkurës ekstra shtresë të mbrojtjes, pasi rrezet e diellit janë pjesë e pandashme e jetës sonë.

Dr. Lovelyn Daet nga klinika “Skin House Beauty and Laser Clinic”, së fundmi ka bërë të ditur se kremrat mbrojtëse nuk duhet përdorur vetëm për arsye të bukurisë, por edhe për mirëmbajtjen e lëkurës dhe evitimin e parregullsive të mundshme.

Dr. Daet preferon që të mundohemi të qëndrojmë në ambiente të mbyllura nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites. Të aplikojmë krem kundër rrezitjes sa herë që dalim jashtë për të kryer punë, të cilin duhet vënë 30 minuta para daljes në ambient të hapur, dhe pastaj duhet përsëritur të njëjtën procedurë çdo katër orë.

Preferohet që këto kremra të jenë me formulime të lehta, jo-komedogjene dhe të mos i japin lëkurës yndyrë të tepruar.