Mirëmbajtja e lëkurës përmes produkteve të ndryshme natyrale po bëhet çdo ditë e më e rëndësishme.
Ka lloje të ndryshme të vajrave organike me përmbajtje plotësisht natyrale, që e ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet, raporton KOHA.
Ardita Dobroshi, pronare e dyqanit me produkte të natyrës, përmend disa nga vajrat esenciale.
Disa lloje vajrash bimore, sipas Dobroshit, janë të preferuara për nënat dhe të vegjlit, për të cilat këshillon për mënyrat e aplikimit.
Aknet janë një nga shqetësimet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë. Një lloj vaji sipas Arditës, është efektiv për to.
Sikurse te bizneset e tjera, pandemia pati efekt edhe për dyqanin me produkte bio, por sërish nuk u qëndruan larg klientëve.
Për meshkuj e femra, vajrat organike janë të domosdoshme për lëkurë të shëndetshme.