Lifestyle

Si të dukemi bukur gjatë takimeve virtuale

Takimet virtuale janë bërë dukshëm më të popullarizuara gjatë karantinës.

Qoftë ai takim për punë apo për qejf, më poshtë do t’i gjeni disa këshilla se si të dukemi bukur gjatë këtyre takimeve.

Në gjithë botën, miliona njerëz janë duke punuar nga shtëpia duke i zbatuar rregullat e distancimit social.

Tani që Zoom, Skype dhe aplikacione të tjera kanë marrë një pjesë të madhe të ditës sonë, duke i përfshirë këtu intervistat për punë, shumë njerëz janë duke menduar se si të duken bukur përmes një ekrani.

Rri në një vend ku ka dritë të mjaftueshme natyrale

Drita natyrale është më e mira sepse i thekson pjesët e lëkurës, dhe gjithashtu u jep një cilësi të qartë lëkurës suaj.

Vendosni kompjuterin tuaj përballë një dritare dhe sigurohuni që drita ju bie në fytyrë.

Nëse nuk keni dritare në dhomë atëherë mund të vendosni një llambë prapa laptopit tuaj, raporton BBC, transmeton Koha.

Kujdesuni për lëkurën tuaj

Në një situatë si kjo që gjendemi ne, të dominuar nga kamerat e kompjuterëve tanë, kujdesi për lëkurën është më i rëndësishëm se zakonisht.

Kamera ‘’mund të na bëj të dukemi dhjetë herë më keq’’ thotë Tang, sepse kamera e ekranit të kompjuterit ka tendencë të theksoj gjëra si vaji në lëkurën tuaj. Ajo rekomandon largimin e vajit të panevojshëm dhe gjithashtu të kujdeseni për buzët në mënyrë që mos të jenë të qara.
(Zoom ka një filter i cili shërben për tonin e lëkurës suaj).

Për një ton të njëjtë të lëkurës suaj, preferohet të përdorni BB cream, i cili nuk është fondantinë, mirëpo është një kremë e cila ndihmon në një ton të njëjtë të fytyrës suaj.

Dijeni se si do të dukeni

Përgatitja është e rëndësishme.

Bëjeni një telefonatë duke e përdorur edhe kamerën tuaj, ku do të shiheni gjatë kohës kur përgatiteni.

Telefonata mund të jetë në telefonin tuaj, mirëpo sigurohuni që ju mund ta shihni veten dhe t’i bëni ato përmirësimet e momentit të fundit.

Është e rëndësishme që çdo takim ta trajtoni sikur një takim të vërtetë sepse pjesë e të dukurit bukur në kamerë është sjellja që do e bënit edhe drejtpërdrejt.

Gjeni një prapaskenë të duhur

Shtëpitë tona mund të mos jenë të pajisura për takime profesionale, mirëpo edhe këtu mund të gjejmë vende të duhura për t’i kryer këto takime virtuale.

Është me rëndësi që t’i shmangemi bluzave pa mëngë dhe pa krahë dhe t’i zgjedhim ngjyrat e ngurta.
Është mirë që të zgjedhim një prapaskenë pa shumë objekte në sfond, dhe një vend me dritë të mjaftueshme.

‘’Kur t’i zbatoni të gjitha këto këshilla, jeni më shumë të përgatitur për mënyrën se si do ta prezantoni veten si person’’, thotë Yara.