Sipas shumë studimeve, shega është një nga pemët më efektive në botë për shkak të vetive të dobishme për sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kapaciteti antioksidues i lëngut natyral të shegës është tre herë më i fortë se i çajit jeshil apo verës së kuqe, ndërsa ekstrakti i saj vepron deri në dhjetë herë më shumë, transmeton kp.
Sipas rekomandimeve të tyre, një gotë lëngu natyral i shegës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare çdo ditë.
Vlera mesatare e energjisë prej 100 gram të shegës është 74 kalori. Ajo është e pasur me kalium dhe përmban magnez, fosfor, kalcium, hekur dhe bakër. Është një burim i madh i vitaminës B5, fenoleve natyrore si elagitaninës dhe flavonoideve. Njëqind miligramë shegë përmbajnë 16 për qind të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C.
Ajo përmban fitokimikale që stimulojnë krijimin e serotoninës për disponim të mirë dhe estrogjenit për të ruajtur masën e kockave.
Studimet klinike tregojnë se përbërësit që gjenden vetëm në shegë, të quajtura punicalagini, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Ato ulin kolesterolin, presionin e gjakut dhe përshpejtojnë shpërbërjen e pllakave në enët e gjakut të shkaktuara nga arteroskleroza.
Për ngritjen e imunitetit dhe parandalim, ekspertët rekomandojnë marrjen e përditshme të 2.5 decilitra lëng shege.
Lëngu i shegës ul rrezikun e disa lloje të kancerit, mbron nga osteoporoza dhe sëmundja Alzheimer, forcon sistemin imunitar, mban shëndetin e dhëmbëve, shkatërron bakteret escherichia dhe stafilokoket, ngadalëson plakjen, ruan shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, përmirëson funksionin erektil.
Vaji i shegës është jashtëzakonisht i pasur dhe ushqyes, dhe mund të aplikohet në mënyrë lokale dhe orale për qëllime kozmetike dhe mjekësore.
Sipas hulumtimit, ai mbron nga kanceri, diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës. Pasuria e antioksiduesve e bën vajin e shegës një aleat të fuqishëm kundër plakjes.