Kuriozitet

Mbahuni, po vjen eklipsi i rrallë

Një nga yjet më të mëdhenj dhe më të shndritshëm do të zhduket për një moment ndërsa një asteroid do të kalojë përpara tij për të prodhuar një eklips të veçantë.

Spektakli i rrallë, që shfaqet të hënën, duhet të jetë i dukshëm për miliona njerëz përgjatë Taxhikistanit dhe Armenisë, nëpër Turqi, Greqi, Itali dhe Spanjë, në Miami dhe Florida dhe më në fund, në pjesë të Meksikës.

Ylli është i njohur si Betelgeuse. Asteroidi është “Leona”, një shkëmb hapësinor që rrotullohet ngadalë, raportoi Guardian. 

Astronomët shpresojnë të mësojnë më shumë për “Betelgeuse” dhe “Leonan” përmes eklipsit, i cili pritet të zgjasë jo më shumë se 15 sekonda.

Rreth 700 vite dritë larg, “Betelgeuse” është i dukshëm me sy të lirë. Dylbi dhe teleskopë të vegjël do të përmirësojnë pamjen.

“Betelgeuse” është mijëra herë më i ndritshëm se dielli ynë dhe rreth 700 herë më i madh. Është aq i madh sa nëse do të zëvendësonte diellin tonë, do të shtrihej përtej Jupiterit, sipas NASA-s.