Kuriozitet

Momenti tmerrues kur amerikania përballet me një familje arinjsh

Një alpiniste në Kaliforni ka filmuar momentin kur u takua me një ari nënë dhe dy këlyshët e saj në një shteg në Sierra Madre.

Gruaja e quajtur Laura Gold publikoi videon në Instagram ku shihen arinjtë që posa shohin atë, nisin ta ndjekin me shpejtësi.

Alpinistja amerikane nis të tërhiqet me kujdes dhe të mos ngjall frikë.

“Në mes të kaosit gati harrova mësimin e natyrës”, ka shkruar Gold, duke theksuar se s’është dashur t’iu afrohej atyre.