Një kafshë që ngjan me macen u filmua në malet e Arizonas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nxitur dyshime.
Në pamjet e publikuara nga “12News” shihet kafsha që lëvizte nëpër male dhe dukej e zezë me bisht të gjatë.
Në kamerën e një banori pranë zonës shihet se ajo lëvizte në mënyrë të ngadaltë. Mediumi ka shkruar se kafsha nuk është jaguar, ndonëse i ngjan.
Nuk është konfirmuar se çka është. Ndiqni videon e publikuar që është bërë viral në rrjetet sociale.