Kuriozitet

Çiklistët tmerrohen nga familja e arinjve në SHBA

Një grup çiklistësh në North Carolina të SHBA-së hasi në një familje arinjsh që po kalonte rrugën, shkroi Upi.

Çiklistët ishin në rrugën Altamont në malin Greenville rreth orës 09:30 të mëngjesit, kur panë këlyshin e parë të ariut që po ecte.

“Ne e dinim se nëna e tyre nuk gjendej shumë prapa”, ka thënë çiklistja Anne Neëman, duke rrëfyer për momentin drithërues.

Arinjtë janë të rrezikshëm kur qëndrojnë së bashku, pasi shanset për të sulmuar janë më të mëdha.