Banorët e Floridas u tmerruan kur brenda një garazhi gjetën një aligator, shkroi Upi.
Banori i shtëpisë tha se u habit kur hapi derën e garazhit dhe gjeti një aligator që me sa duket kishte kaluar natën aty.
Ai menjëherë reagoi duke thirrur ekipet e reagimit, derisa pas pak zvarraniku u hoq me sukses. Pamjet e heqjes së aligatorit janë publikuar në Facebook.
Ai u zhvendos në një pellg jashtë lagjes.