Në një pishinë në Florida u hoq me sukses një aligator 4 metra i gjatë, shkroi Upi. Autoritetet amerikane u ftuan nga një banor që po ankohej se gjeti zvarranikun në mes të pishinës, e s’kishte guxim as t’i afrohej.
Ekipet dolën në vendin e ngjarjes dhe thanë se pamjet ishin “tmerruese” pasi aligatori i gjatë e kishte zënë pishinën.
Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në internet.
Në Florida s’janë të pazakonta rastet e tilla.