Një lopë mbeti e bllokuar në baltë për 24 orë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ndihmë i dolën ekipet e emergjencës që nëpërmjet mjeteve ia dolën ta nxirrnin me sukses atë, shkroi Upi të mërkurën.
Lopa ishte bllokuar deri në qafë në baltë, por nuk është bërë e ditur se si përfundoi deri aty.
“Fatmirësisht kjo lopë u nxor në mënyrë të sigurt”, u tha nga departamenti i reagimit.