Nasa ka bërë të ditur emrat e katër astronautëve të parë që do të fluturojnë në Hënë si pjesë e programit Artemis, raporton “The Independent”.
Christina Hammock Koch do të jetë specialiste e misionit, dhe gruaja e parë që është zgjedhur në një mision në Hënë, Jeremy Hansen do të shërbejë në rolin e njëjtë, Vikctor Glover do të jetë pilot i misionit, ndërsa Reid Wiseman do të jetë komanduesi.
Disa prej anëtarëve kanë kryer tashmë misione hapësinore. Koch mban disa rekorde.
Katërshja është zgjedhur nga Norman D Knight, kreu i operacioneve të fluturimit të Nasas.
Nasa shpreson që ata do të jenë astronautët e parë në program që do të ulen në Hënë dhe do ta shfrytëzojnë atë si bazë për t’u nisur më pas për në Mars.
Objektiva e fluturimit Artemis II, një fluturim 10 ditorë prej 2.3 milionë kilometrave rreth, pritet të nisë në fillim të vitit 2024.
Së fundi Nasa kishte drejtuar një mision me astronautë në Hënë me Apollo 17 në dhjetor të vitit 1972, kur ishin ulur në satelitin e Tokës, Genen Cernan dhe Harrison Schmitt.
Ata ishin të fundit nga 12 astronautë të Nasas që kanë shkelur në Hënë gjatë gjashtë misioneve të Apollos, duke filluar në vitin 1969 me Neil Armstrongun e Edwin Aldrinin.