Kuriozitet

Toblerone paralajmëron ndryshime “rrënjësore”

Toblerone do ta heqë shenjën e majës së malit nga paketimi pasi një pjesë e çokollatës u zhvendos jashtë Zvicrës, raportoi BBC-ja të dielën.

Shiriti në formë piramidale, që pasqyron majën e Alpeve zvicerane, do t'i nënshtrohet një ndryshimi të etiketës dhe do të përfshijë nënshkrimin e prodhuesit të tij të parë.

LEXO EDHE10-vjeçari zbulon sekretin e fshehur në çokollatën e famshme

Firma amerikane Mondelez, pronare e çokollatës tash e sa vjet, tha se imazhi i majës së malit do të zëvendësohet me një majë të përgjithshme. Kjo pasi autoritetet zvicerane kanë thënë se simbolet kombëtare nuk lejohen të përdorën në ndonjë produkt ushqimor, nëse ato produkte s'janë prodhuar në Zvicër.

Që nga 2012-a, Toblerone është në pronësi të kompanisë amerikane. Pronari i parë i saj ishte Jacobs Suchard.