Kuriozitet

Dy planetë shfaqen duke “u puthur” sonte

Jupiteri dhe Afërdita do të shfaqen shumë afër njëra-tjetrës natën e së mërkurës, me dy planetët që do të kalojnë krah njëra-tjetrës.

Jupiteri do të duket se zhvendoset drejt perëndimit, kurse një Venus i ndritshëm do të duket se lëviz ngadalë në drejtimin tjetër, ka thënë NASA.

Këto lidhje mes planetëve ndodhin zakonisht sepse trupat qiellorë rrotullohet rreth diellit në afërsisht të njëjtin rrafsh me njëri-tjetrin dhe gjurmojnë shtigje të ngjashme nëpër qiell.

Në ndonjë zonë, ato mund të duken siç duket hëna natën, pra mund të shihen me sy të lirë.