Një pilot i EasyJet bëri një kthesë prej 360 shkallësh për t’ua bërë të mundur pasagjerëve që të kenë një pamje mahnitëse të dritave veriore.
Avioni po udhëtonte nga Islanda për në Manchester ndërsa aurora “borealis” ndriçoi qiellin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në një shfaqje të rrallë, raportoi BBC-ja të martën.
Pasagjeri Adam Groves, nga Cheshire, tha se pamja "e pabesueshme" "përfundoi" udhëtimin e tij prej katër netësh, gjatë të cilit ai edhe u fejua.
Groves tha se ai dhe e fejuara e tij, Jasmine Mapp ishin në anën e majtë të aeroplanit, i cili u ngrit nga Reykjavik, dhe se nuk do të ishin në gjendje të shihnin dritat nëse piloti nuk do të ishte aq "i sjellshëm".
Një zëdhënëse e EasyJet ka thënë se janë të kënaqur me veprimin e pilotit.
"Ne jemi të kënaqur që kapiteni ishte në gjendje të kryente një manovër të kontrolluar në mënyrë që t’ua mundësonte pasagjerëve të ishin dëshmitarë të një shfaqjeje mahnitëse nga ajri, të një prej pamjeve më të mëdha të natyrës.
