Kuriozitet

NASA planifikon të testojë raketa me energji bërthamore për t’i dërguar astronautët në Mars

NASA ka zbuluar planet për të testuar raketa me energji bërthamore që do të fluturojnë astronautët në Mars.

Agjencia ka bashkëpunuar me Agjencinë e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes të qeverisë amerikane (Darpa) për të demonstruar një motor rakete termike bërthamore në hapësirë në vitin 2027, njoftoi ajo të martën.

“Përdorimi i një rakete termike bërthamore mundëson kohë më të shpejtë transiti, duke reduktuar rrezikun për astronautët”, tha NASA në një njoftim për shtyp.

“Reduktimi i kohës së transitit është një komponent kyç për misionet njerëzore në Mars, pasi udhëtimet më të gjata kërkojnë më shumë furnizime dhe sisteme më të fuqishme”.

NASA, e cila testoi me sukses anijen e saj kozmike Artemis të epokës së re vitin e kaluar si një trampolinë për në Hënë dhe në Mars, ka shpresa të zbarkojë njerëzit në planetin e kuq diku në vitet 2030.

Duke përdorur teknologjinë aktuale, thotë NASA, udhëtimi drejt Marsit do të zgjaste rreth shtatë muaj.