Kuriozitet

Aeroplani më i madh në botë vendos një tjetër rekord

Aeroplani më i madh në botë i quajtur The Roc, i cili ka gjashtë motorë, vendosi një tjetër rekord të rëndësishëm.

Roc u ngrit nga Porti Ajror dhe Hapësinor në Kaliforninë juglindore dhe vendosi një tjetër rekord për aeroplanët e përmasave të tij duke kaluar gjashtë orë në fluturim përpara se të ulej në të njëjtën pistë.

Është prodhuar nga kompania Stratolaunch si një "bartës" me një diametër krahësh më të gjatë se një fushë futbolli. Në fakt është një aeroplan që do të shërbejë si një platformë për testimin e ngarkesave hipersonike. Ky ishte fluturimi i nëntë testues i kompanisë, por vetëm i dyti që mbante mjetin testues hipersonik Talon-A, i cili është një pjesë e rëndësishme e planeve për të filluar testimin hipersonik më vonë këtë vit.

Talon-A është një mjet testimi i ripërdorshëm me fuqi raketash që është 8.5 metra i gjatë dhe ka një hapje krahësh prej 3.4 metrash. Aeroplani ka një gyp dhe tre motorë reaktivë në të dy anët, ndërsa gjerësia totale e krahëve është 117 metra.

Talon-A mund të pajiset me ngarkesa të ndryshme kërkimore, të cilat më pas mund të lansohen dhe të fluturojnë me shpejtësi 10 deri 12 mijë kilometra në orë ndërsa Roc është në lartësi deri në 10 mijë metra. Automjeti i testimit ka gjithashtu mjetet e veta të uljes, të cilat mund të kthehen në çdo pistë konvencionale dhe të ripërdoren.

Është interesante se Roc mund të mbajë deri në tre automjete Talon-A në të njëjtën kohë. Fluturimi i fundit përfshinte transportin e mjetit Talon-A në lartësi.

Edhe pse aeroplani kryesisht fluturoi në një lartësi deri në 6860 metra, qëndroi në ajër për gjashtë orë, që është një rekord i ri. Ky është një përmirësim i madh në krahasim me fluturimin e mëparshëm Talon-A, i cili përfundoi pas 90 minutash.