Një piton gati 5 metra i gjatë bllokoi një rrugë në Florida të SHBA-së, shkroi Upi.
Kymberly Clark publikoi pamje në Instagram të gjarprit masiv që kaloi pranë Parkut Kombëtar, duke e bllokuar për pak minuta kalimin e veturave.
Pitoni birmez ishte tërësisht i zi, ndërsa ky lloj konsiderohet specie pushtuese në Florida pasi thuhet se janë të mbipopulluar.
Florida, shtet me mbi 21 milionë banorë, ka botë të pasur shtazore. Banorët vazhdimisht kanë problem edhe me aligatorë dhe gjarpërinj të mëdhenj.