Një satelit i NASA-s kapi një imazh të asaj që dukej dikur fytyrë e buzëqeshur në diell në fillim të kësaj jave, duke bërë që agjencia hapësinore amerikane të thoshte se dielli u pa "duke buzëqeshur".
Agjencia publikoi imazhin në Twitter, duke shkruar: “Sot, Observatori Diellor i NASA-s kapi diellin duke 'buzëqeshur'. I parë në dritën ultravjollcë, këto pika të errëta në diell njihen si vrima koronare dhe janë rajone ku fryn era e shpejtë diellore në hapësirë”.
Që pas publikimit, fotografia ka nxitur reagime në internet, me shumë që e krahasuan imazhin me kungullin e gdhendur të Halloweenit, me luan dhe me diellin me fytyrën e foshnjës që paraqitet në seritë Teletubbies.
Pavarësisht se pamja duket e lezetshme, ekspertët kanë paralajmëruar se vrimat koronare nënkupton se një stuhi diellore mund ta godasë Tokën të shtunën.
Stuhitë diellore janë shumëllojshmëri shpërthimesh të masave dhe energjisë nga sipërfaqja diellore që nga ana tjetër deformon fushën magnetike të Tokës. Si rezultat, këto stuhi rrisin dukshmërinë e dritave polare, të njohura si aurora, në hemisferat veriore dhe jugore.