Friuli-Venezia Giulia, në verilindjen e largët të Italisë, do të rimbursojë vizitorët për shpenzimet e udhëtimit nëse ata udhëtojnë me tren nga kudo në Itali. Nëse kjo nuk ua mbush mendja për ta vizituar, rajoni do t'ju japë gjithashtu një kartë që ju jep hyrje falas në muze, transport publik falas dhe zbritje të tjera, shkruan CNN.
Kushti i vetëm? Duhet të qëndroni të paktën dy netë, por kjo nuk është një sakrificë e madhe në këtë rajon, ku do të gjeni sende të lashta të artit, male, kilometra të tëra vreshta dhe disa nga plazhet më të mira të Italisë.
Deri më 31 maj 2023, bordi turistik vendas do të rimbursojë paratë për biletat e paguara të trenit për pasagjerët që mbërrijnë në qytetet Trieste dhe Udine dhe vendpushimet bregdetare të Grados dhe Lignano Sabbiadore, në një përpjekje për të promovuar rajonin.
Rezervimi duhet të bëhet në një nga hotelet që është pjesë e kësaj iniciative. Rezervimi duhet të bëhet për dy netë, çmimi i biletës së trenit në kthim zbritet nga çmimi total.