Filmi “101 dalmatët” i cili u shfaq në natyrë në një qytet në Angli, theu rekord botëror duke i mbledhur 127 qen për ta parë filmin.
Rachel Marie 23-vjeçare, e cila drejton një konvikt për qen, organizoi ngjarjen të dielën, në Qendrën e Leisure Perdiswell në Worcester, shkruan Upi të martën.
Marie kishte shpresuar të mblidhte 200 qen për të parë filmin, por ishte ende e suksesshme në thyerjen e rekordit kur 127 qentë u shfaqën me pronarët e tyre.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2019 ku ishin mbledhur 120 qen në shfaqjen “The Secret Life of Pets 2” në Brazil.
Ngjarja mblodhi 634 dollarë për bamirësinë Amicii Dog Rescue.