Kuriozitet

Peshkaqeni kokë-çekiç kapet në bregun e Alabamas

Në plazhin e Alabamas në SHBA, turistët u befasuan kur fare pranë bregut po “shëtiste” një peshkaqen.

Në pamjet e publikuara nga ABCNews të dielën, peshkaqeni kokë-çekiç, shihet duke bërë lëvizje të shpejta në ujë, ndërsa më pas në qetësi largohet nga aty.

Turistëve iu bë thirrje të largoheshin nga bregu derisa ujori “të qetësohej”.

Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.