Një grua nga Kalifornia e SHBA-së shpërndau videon e një ariu nënë dhe një këlysh që u futën në shtëpinë e saj dhe u ushqyen me ëmbëlsira “donuts”.
Alice Taylor u shpreh se në kuzhinë dëgjoi një zhurmë, e kur doli të shihte pa kafshën e madhe që kacavirrej në dollap, së bashku me këlyshin.
Pronarja deklaroi se arinjtë u larguan nga dritarja prej të cilës kishin hyrë, pa bërë dëme. Ajo tha se kjo është hera e dytë që ariu i futet në shtëpi.
Arinjtë që gjenden në zona të banuara me njerëz konsiderohen të familjarizuar, me ç’rast nuk përbëjnë rrezik.