Një shofer veturash që u verbua në një aksident 10 vjet më parë, theu rekordin botëror, duke u futur edhe në Librin e Rekordeve Guiness, pasi voziti veturën me afro 300 kilometra në orë.
Siç raporton faqja “Upi” të martën, Dan Parker para se të pësonte aksident ishte i njohur për pjesëmarrje në gara të makinave, derisa këtë rekord e theu fiks 10 vjet pasi ishte verbuar.
Kjo garë u organizua nga Federata Kombëtare e Shoferëve të Verbër, derisa Parker e voziti Corvetten nëpërmjet një sistemi udhëzimi me audio.
“Jo vetëm që kemi demonstruar se një person i verbër mund të vozisë një veturë në mënyrë të sigurt, por se këtë mund ta bëjë në afro 300 kilometra në orë”, deklaroi Parker.
Posted by National Federation of the Blind on Thursday, March 31, 2022