Sipas të dhënave më të fundit nga Anketa Globale e Drogës (GDS), njerëzit në Australi u dehën 26.7 herë (rreth dy herë në muaj) në 12 muajt e fundit, shumë mbi mesataren globale prej 15 herë.
Danezët dhe finlandezët pasuan në vendin e dytë me 23.8 herë, me amerikanët në vendin e tretë, me një person mesatar që dehet rreth 23.1 herë në vit.
Për sa i përket shpeshtësisë së pijeve, Franca zuri vendin e parë për numrin mesatar të ditëve që konsumohej alkool, me 132 ditë në vit, e ndjekur nga Zelanda e Re me 120. Në nivel global, njerëzit pinin dy herë në javë mesatarisht.
Vendet që “dehen” më së shumti mesatarisht:
Australia: 26.7 herë
Danimarka dhe Finlanda: 23.8 herë
Shtetet e Bashkuara: 23.1 herë
Mbretëria e Bashkuar: 22.5 herë
Kanada: 22 herë
Irlanda: 20 herë
Francë: 17.5 herë
Suedia: 16 herë
Holandë: 15.7 herë
Hungaria: 15.1 herë
Sondazhi, i cili mori përgjigje nga më shumë se 32 mijë njerëz në 22 vende, pyeti gjithashtu njerëzit për disponimin e tyre, vendndodhjen e përdorimit dhe nëse u penduan që u dehën. Mesatarisht, të anketuarit nga Irlanda ndjenin keqardhje më së shpeshti pasi ishin dehur, duke u penduar rreth 25% të rasteve.