Debati për vaksinat anti-Covid ka shtyrë drejt shkurorëzimit një çift izraelit. Gruaja është e vetmja që punon për momentin, por ajo nuk mund të shkojë në punë pasi refuzon të vaksinohet.
Çifti, i cili jeton në pjesën veriore të Izraelit janë të martuar prej më shumë se 25 vitesh. Por tani çështja e vaksinës kundër koronavirusit ka shkaktuar debate të shumta aq sa çifti kërkon të shkurorëzohet, shkruan Jerusalem Post .
Avokati që përfaqëson burrin tha se kjo dramë familjare është një dukuri e zakonshme.
Sipas tij, punëdhënësit e gruas kanë udhëzuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit të vazhdojnë punën nga shtëpia me pagë të përgjysmuar.
E ky është telashi i madh. Burri mendon se paga e gruas nuk është e mjaftueshme më kohën kur ai nuk mund të mund të punojë si kuzhinier për shkak të pandemisë. Ai është në pushim pa pagesë.
Gruaja tha se nuk do të vaksinohej edhe nëse do të pushohej nga puna ose do të ndahej nga bashkëshorti. Pas debateve për vaksinimin e gruas, ata kanë pasur konflikte të shumta dhe për vaksinimin e fëmijëve. \abc