Kuriozitet

Nëna u vesh si një 13-vjeçare, shkoi në shkollën e vajzës së saj për të ndjekur orët mësimore

Një nënë nga Teksasi është arrestuar pasi ajo imitoi vajzën e saj 13-vjeçare dhe ndoqi mësimet për një ditë të tërë.

Kejsi Garcia, 30-vjeç, filmoi veten duke u veshur si një nxënëse e klasës së 7-të dhe duke hyrë në ndërtesën e një kampusi të Shkollës së Pavarur të San Elizario, duke pretenduar se ajo e bëri atë për të provuar sigurinë e shkollës.

Ajo u arrestua me akuzën e shkeljes kriminale, njoftoi KWTX. Zyra e sherifit të Qarkut El Paso ka thënë se ata u njoftuan më 1 qershor për rastin falë videove në rrjetet sociale.

Garcia mund të shihet në video e veshur me një kapuç të verdhë, atlete dhe një maskë fytyre së bashku me një çantë shpine për t'u maskuar si një adoleshente. Videoja titullohej "Shkuarja në shkollë si vajza ime 13 vjeçare (edicioni i Shkollës së Mesme)" në YouTube.

Nëna pohoi në video që kishte shkëmbyer përshëndetje në mëngjes me drejtorin e shkollës dhe disa të tjerë pa u kapur. Ajo pretendon se vazhdoi eksperimentin e saj të fshehtë për tërë ditën, duke marrë pjesë në orë mësimore.

"Unë vë bast për çdo gjë që dikush tjetër mund ta bëjë këtë... kjo është arsyeja pse unë e bëra këtë", tha ajo në video. "Kjo është arsyeja pse unë e bëra këtë - pavarësisht nëse jeni dakord me mua".

Ajo u la e lirë nga burgu me një gjobë prej 7,808 dollarësh. Ajo sërish u shfaq në rrjetet sociale duke thënë: "Unë e kalova ditën në paraburgim policor, por pyetja ime mbetet akoma: A janë të sigurt fëmijët tanë në shkollat ​​tona, Jeannie Meza-Chavez?".