Kuriozitet

Gara për planetin Mars

Gara e parë për hapësirën, vuri përballë njëra-tjetrës Shtetet e Bashkuara dhe atë që njihej atëhere si Bashkimi Sovjetik, se kush do të bënte udhëtimin e parë atje.

Gara Hapësinore e Shekullit 21 është një përpjekje globale për të dërguar njeriun në Mars.

Wu Yanhua nga Administrata kineze e Hapësirës tha se kanë në plan të bëjnë eksplorimin e parë drejt Marsit në vitin 2020.

Agjensitë hapësinore planifikojnë të drejtojnë atje robotë eksperimentalë të cilët do të duhet të udhëtojnë rreth 1 çerek miliardë kilometra në hapësirë për të studiuar marsin përpara udhëtimit me njerëz në bord.