Sporti i ri po merr hov në botë

10 December 2019 21:32

Një ekip britanik u tregua i shkathtë në Ligën e Kampionëve të mbajtur në një sport krejt të ri në Evropë: garën me dronë.

Ekipi britanik XBlades fitoi për herë të tretë me radhë këtë garë që ka filluar të marrë hov nëpër botë, raporton emisioni Reciklim i KTV-së.

Britanikët mposhtën ekipin jugkorean Veloce në finalen e madhe që u mbajt në një minierë 150 metra nën sipërfaqen e tokës.

Pista e finales përmbante kthesa të rrezikshme, të cilat gjatë natës e bënë edhe më atraktive këtë garë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme