Terence Davies, skenaristi dhe regjisori britanik i njohur për filmat e tij poetikë, shumë personalë si “Distant Voices, Still Lives” dhe adaptimet letrare si “The House of Mirth”, vdiq të shtunën në shtëpinë e tij, në fshatin Mistley, Essex, në bregun jugperëndimor të Anglisë. Ai ishte 77 vjeç.
Menaxheri i tij, John Taylor, konfirmoi vdekjen, por nuk specifikoi shkakun, duke thënë vetëm se Davies kishte vdekur pas “një sëmundje të shkurtër”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nekrologji nga Instituti Britanik i Filmit konstaton: “Askush nuk bëri filma si Davies, i cili ishte skalitur pikërisht nga një e kaluar subjektive, duke krijuar filma që rrëshqisnin mbi valët e soditjes dhe vëzhgimit”.
Në filmin shumë specifik “Distant Voices, Still Lives” (1988) luajti Pete Postlethwaite si një baba dhunues i Liverpoolit, i cili terrorizon gruan dhe fëmijët e tij. Kur filmi u rikthye në vitin 2018, “The Guardian” e quajti atë “kryevepra e hershme autobiografike” e regjisorit dhe e deklaroi atë “po aq tërheqës sa çdo triler”.
Kur kritikët iu referuan dramave filmike të Davies si “muzikale”, konstatimet ishin vetëm gjysmë shakaje. Këngët këndohen ose dëgjohen në filmat e tij ashtu si në jetën reale, në bare, në festime, në kishë dhe në radio.
Në “Distant Voices” banorët e qytetit dhe fëmijët e tyre këndojnë “Beer Barrel Polka” në një strehë për bomba për të shpërqendruar veten nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Publiku dëgjon “If You Knew Susie” në një pritje martese, “When Irish Eyes Are Smiling”, ndërsa Postlethwaite merr një krehër te një kalë dhe “Taking a Chance on Love” lëshohet nga një radio në sfond edhe gjatë skenave më brutale.
Filmi fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Kritikës në Festivalin e Filmit në Cannes më 1988.
Në “The House of Mirth” (2000), bazuar në romanin e Edith Wharton të vitit 1905, luajti Gillian Anderson në rolin e heroinës së dënuar, Lily Bart. Duke shkruar në “The Village Voice”, J. Hoberman e quajti filmin “të përshtatur shkëlqyeshëm”.
Stephen Holden i “The New York Times” e gjeti filmin “funeralisht të zymtë”, por ai duhej të pranonte, shkroi ai, se historia ishte “aq mbresëlënëse, pothuajse nuk ka rëndësi se si është shtruar”. Dhe “The San Francisco Chronicle” e vlerësoi atë si “një rrëshqitës kaq magjepsës”. Me gjithë këtë, ai fitoi vetëm 5 milionë dollarë në mbarë botën (pak më shumë se 9 milionë dollarë në vlerën e sotme).
Industria përfundimisht e fali atë për kufizimet e tij komerciale dhe vazhdoi të mbështeste filmat e tij, duke përfshirë “The Deep Blue Sea” (2011), me protagonist Rachel Weisz, i cili u bazua në shfaqjen e Terence Rattigan të vitit 1952 për gruan e një gjyqtari që kishte një lidhje emocionalisht shkatërruese.
Nuk ishte as një “blockbuster”, por kritikët përgjithësisht e admironin. Një përmbledhje në revistën “New York” vuri në dukje se “Aftësia e Davies për të përzier të veçantën me ikonën, për t'i kthyer momentet e zakonshme në diçka pothuajse mitike është unike”.
Terence Davies u lind në nëntor1945, në Liverpool, Angli. Qe më i vogli nga 10 fëmijët në një familje të klasës punëtore.
Kur Terence ishte 7 vjeç, babai i tij vdiq nga kanceri. Ai u rrit në besimin katolik të nënës së tij, por pati dyshime dhe e hodhi poshtë plotësisht fenë kur ishte 22 vjeç.
“Pastaj kuptova se ishte një gënjeshtër”, kujtoi ai në një intervistë me “The New Yorker” më 2017. “Burra me fustanellë - asgjë tjetër”. Ai la shkollën në moshën 15-vjeçare dhe punoi si nëpunës transporti dhe llogaritar. Më shumë se një dekadë më vonë ai ndryshoi kursin dhe u regjistrua në një shkollë dramatike në Coventry, në jug të Liverpoolit, afër Birminghamit.
Ai ishte ende student kur filloi punën për filmin e tij të parë të shkurtër, “Fëmijët” (1976), i modifikuar më vonë në “Trilogjinë e Terence Davies” (1983).
Gjysmë shekulli i ardhshëm e solli deri te çmimet dhe te vëmendja e festivaleve të filmit.
Ai realizoi “The Long Day Closes” (1992), betejën e një të riu homoseksual me kishën, familjen dhe fajin e tij; “The Neon Bible” (1995), me Gena Rowlands, bazuar në romanin e John Kennedy Toole, i vendosur në jugun e Amerikës; dokumentari “Of Time and the City” (2008), një histori dhe reflektim mbi qytetin e tij të lindjes, Liverpool e shumë realizime të tjera.
Së fundi Davies, i cili gjithmonë thoshte se ishte i tërhequr nga e kaluara, filloi të eksploronte jetën e vetë poetëve.
Ai realizoi “A Quiet Passion” (2016), në të cilin Cynthia Nixon portretizon Emily Dickinson, poeten tërheqëse amerikane të shekullit 19. Kritiku i “The Times” zbuloi se Davies zotëronte “një ndjeshmëri poetike që i përshtatej plotësisht temës së tij dhe një intuitë të thellë që mund ta kishte bërë atë të tillë”.
Filmi i tij i fundit ishte “Benediction” (2021), një dramë për poetin e Luftës së Parë Botërore, Siegfried Sassoon. “New Yorker” e quajti atë “një film energjik dhe frymëzues për vetë kotësinë e ekzistencës”. / The New York Times