Deri vonë, vendi ku më së shpeshti do të hasnit emrin Anton Reicha, ishte në fusnotat e librave për Beethovenin.
Të dy qenë takuar sa ishin adoleshentë kur luanin në të njëjtën orkestër, në Bonn të Gjermanisë: Reicha si flautiste e dytë, Beethoveni në violë. Emri i Reichas, po ashtu, shpërfaqet në biografi të kompozitorëve që kanë studiuar me të në Paris: Berliozi, Listzt, Franck, Gounod, shkruan sot Koha Ditore.
Por në një projekt ambicioz të incizuar nga pianisti amerikano-serb, Ivan Iliq, del se ka ardhur koha që më në fund të dëgjohet muzika e Reichas. Javën që shkoi u nxor e dyta nga seria me pesë disqe të planifikuara, shoqëruar edhe me video dokumentuese, që u publikuan online.
Shoqata e Muzikës Kamertale në Qendrën “Lincoln”, do të përfshijë vepra të kompozuara nga Reicha në dy programe të veta gjatë muajit nëntor.
Por është veçanërisht muzika pianistike e Reichas, i cili u lind në Pragë më 1770 dhe vdiq në Paris më 1836, ajo në të cilën Iliq sheh afërsi me disa prej figurave karakterizuese të muzikës së shekullit XX. Në një intervistë para një koncerti recital në Hamburg, ai ka thënë se muzika e Reichas ishte “e pazakonshme dhe abstrakte”. Ai ishte shumë i zoti në imagjinimin e mundësive të ndryshme”....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)