Kulturë

“Më fal pak dashuri” si revoltë kundër përditshmërisë surrogate

Poezinë e poeteshës Brikenë Ceraja-Beka e kam lexuar pothuajse rregullisht që nga fillet e saj, kur ajo qe nxënëse dhe më vonë edhe studente, por mund të them se libri i fundit i saj “Më fal pak dashuri” shënon pa dyshim arritjet më të larta në mjeshtërinë poetike të kësaj autoreje.

Sintaksa poetike, fjalitë e shkurtra brenda së cilave ndihen fuqishëm hiperbolizimet poetike, e bëjnë librin e saj të fundit të lexohet duke mbajtur frymën.

Duke e analizuar në thellësi dhe gjerësi imagjinatën poetike mund të them se poezia e Brikenë Cerajës veçohet për motivacion të pastër poetik dhe figuracion e shprehësi të veçantë. Ajo ka një nivel të lartë të shprehësisë duke na dhënë një poezi me nota të larta artistike.

Brikenë Ceraja bën pjesë në grupin e atyre autorëve që nuk janë të dhënë gryk e fyt pas botimit të krejt asaj që shkruhet nëpër fletoret e poezive. Ajo boton rrallë, por botimet e saj janë gjithherë poetike me plot ndjenjë dhe frymëzim.

Poezia e saj, që nga libri i parë “Fytyra e Babait”, pastaj “Udhëtim me fjalën e vrarë”, sikurse edhe te ky i fundit “Më fal pak dashuri”, monumentalizon brenda saj metaforën për njeriun. Pra - një figurë letrare për njeriun e idealit - thjesht për njerëzit e zemrës, por edhe për njeriun tjetër: atë që ndryn midis frikës nga paudhësitë e kësaj botës sonë, me padrejtësitë e përhershme. Artikullin e plotë të Arben Veselajt mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.