Kulturë

“Biografi – Hadi Shehu”, këtë të premte në KTV

Në kuadër të ciklit të dokumentarëve “Biografi” dedikuar personaliteteve të shquara të kulturës në Kosovë, këtë të premte Kohavision transmeton episodin e radhës.

Kësaj radhe, “Biografi” i dedikohet aktorit të madh Hadi Shehu, i cili vdiq muaj më parë.

“Biografi” vjen e ndërtuar mbi rrëfimet e familjarëve, miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë të aktorit Shehu, i cili sipas tyre, ai është i ‘pavdekshëm’.

“Biografia” për Hadi Shehun sjell intervista me personalitete nga Kosova e Shqipëria, si: Murteza Nurën, Haqif Mulliqin, Gëzime Kamen, Rajmonda Bulkun, Ekrem Kryeziun e shumë të tjerë, duke i mos anashkaluar as familjarët.

Histori të patreguar më parë do të mund t’i dëgjoni vetëm te Biografia për Hadi Shehun, këtë të premte nga ora 20:50 minuta.