Janë bërë tetë muaj prej se Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk i ka propozuar asnjë aset për mbrojte të përhershme ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, shkruan sot Koha Ditore.
Sa i përket fokusit kryesor që ky këshill e ka të përcaktuar me ligj, prej fillimit të tetorit të viti të kaluar e deri më tash ka arritur rezultat të barabartë me zero. Përderisa Këshilli gjen arsye administrative për këtë zvarritje, Ministria e Kulturës pret dinamikë të punës nga ky organ i pavarur.
Në një konferencë për media në ditën e 6-të të tetorit të vitit të kaluar, Këshilli, që kryesohet nga arkeologu Shafi Gashi, kishte bërë të ditur se 23 asete të trashëgimisë kulturore do t’i propozoheshin ministrit të Kulturës, me ç’rast disa ditë më pas, për herë të parë në Kosovën e pasluftës ministri Kujtim Shala kishte marrë vendim që 23 prona të trashëgimisë kulturore të gëzonin mbrojtje të përhershme nga shteti. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).