Kulturë

“Apple Maps” me vendbanime të Kosovës në shqip – njohje toponimesh të mohuara

Trysnia e vazhdueshme e përdoruesve nga Kosova ka bërë që “Apple” t’i kthejë lokacionet nga gjuha serbe në atë shqipe, ashtu sikundër edhe t’i përmirësojë sipas trajtave korrekte ato që tashmë ishin shqip

Aty ku shteti ka dështuar nga viti në vit, të rinjtë e Kosovës po i fitojnë betejat njëra pas tjetrës. Jo në salla konferencash e kthinash diplomatike, por duke e zëruar dhe afirmuar Kosovën në platforma e aplikacione me përdorim të gjerë. Së fundmi, “Apple Maps” ka pranuar kërkesat e disa të rinjve për t’i kthyer në shqip ose në trajta shqipe vendbanimet e Kosovës. Por, kjo ka ngjallur diskutimet deri tash gati të harruara për çështjen e toponomastikës në Kosovë dhe përpjekjet e lëna në gjysmë për çlirimin e hartës së emrave nga referencat mitike sllave

Me emërvende të kthyera në trajtat shqipe në “Apple Maps”, disa të rinj nga Kosova kanë kurorëzuar me sukses nismën e ndërmarrë në fillim të këtij viti. Platforma e njohur e shërbimeve të hartave tashmë i ka kthyer në trajta shqipe emrat e vendbanimeve kryesore në Kosovë.

I riu nga Gjilani, Valdrin Shala, ka thënë se trysnia e vazhdueshme e përdoruesve nga Kosova ka bërë që “Apple” t’i kthejë lokacionet nga gjuha serbe në atë shqipe, ashtu sikundër edhe t’i përmirësojë sipas trajtave korrekte ato që tashmë ishin shqip: nga Prishtina në Prishtinë, Mitrovica në Mitrovicë, Peja në Pejë.