Kulturë

Ministria e Kulturës prezanton sukseset, dështimet i arsyeton me pandemi

Ministria e Kulturës prezanton sukseset, dështimet i arsyeton me pandemi
Ani pse nuk ka arritur të çojë përpara as gjysmën e projekteve, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, të mërkurën pasdite ka numëruar ato që i ka cilësuar suksese. Dështimet i ka arsyetuar me pandemi dhe mosbashkëpunim midis institucioneve. Në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, ka prezantuar raportin vjetor të punës
 

Ministria e Kulturës nuk ia ka dalë që të realizojë as gjysmën e programit që kishte planifikuar për vitin 2020. Bile, as nuk i është afruar. Në një konferencë për media, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, të mërkurën pasdite ka prezantuar punët që janë finalizuar gjatë këtij viti.

Ajo ka thënë se ky vit ishte shumë sfidues shkaku i pandemisë. Por, sipas saj, me shumë përkushtim ia kanë dalë që të çojnë përpara projekte të ndryshme.