Kulturë

Kryeveprat e kulturës afro-amerikane në Renesancë

Kryeveprat e kulturës afro-amerikane në Renesancë
Fotolegjenda: Piktura e Piero di Cosimos “Perseus frees Andromeda” në “Uffizi”, është një nga kryeveprat e përfshira në projektin “Black Presence” që qëmton kulturën afro-amerikane në artin e Renesansës duke bërë bashkë kryevepra nga koleksioni i saj

Galeria “Uffizi” në Firence të Italisë është duke planifikuar të zgjedhë nëntë nga kryeveprat e saj për një projekt që do të nënvizojë rolin që kanë luajtur afro-amerikanët gjatë Renesancës.

Nën nismën “Black Presence”, imazhe të veprave – përfshirë “Portrait of the King of Abyssinia” e Cristofano dell’ Altissimos – do të afishohen online gjatë kësaj fundjave për një varg diskutimesh dhe ngjarjesh të tjera.