1 perditesime
Kulturë

Biblioteka Kombëtare shënon 75-vjetorin e themelimit, drejtuesit numërojnë sfidat dhe problemet

Biblioteka Kombëtare shënon 75-vjetorin e themelimit, drejtuesit numërojnë sfidat dhe problemet
12:15

Biblioteka Kombëtare shënon 75-vjetorin e themelimit, drejtuesit numërojnë sfidat dhe problemet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, ka shënuar 75-vjetorin e themelimit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite të gjitha bibliotekave publike u është shpërndarë nga një kopje digjitale të projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, ka rikujtuar kohën e përzënies së shqiptarëve në të cilën u degradua edhe Biblioteka Kombëtare.

Sipas tij, është dashur shumë punë, kujdes dhe vuajtje për ta rimëkëmbur Bibliotekën Kombëtare.

Ndër të tjera, Gajraku theksoi se ka shumë punë për ta pasuruar koleksionin e bibliotekës për t’ia mundësuar botës një qasje për Kosovën.

“Biblioteka Kombëtare është themeluar në nëntor të vitit 1984, që nga ajo kohë biblioteka ka ruajtur materialen drejtshkrimore e të shtypura. Në kohën e përzënies së shqiptarëve biblioteka ishte degraduar sa që vështirë u rimëkëmb për t’u riformuar. Me këtë fond e këto koleksione është dashur shumë punë, mund, kujdes e vuajtje. Ne po mundohemi ta ruajmë trashëgimin drejtshkrimore, përfshirë dokumente të shtypura të institucioneve shtetërore që janë me vlerë arkivore. Po punojmë në politikat e zhvillimit, në bibliografinë shqipe të Kosovës”, ka thënë ai.

“Është ëndrra e jonë për t’ia shtuar koleksionit të bibliotekës atë që i ka munguar, na duhet mbledhur dhe ka shumë punë për ta pasuruar për t’ia mundësuar qasjen botës për Kosovën”, u shpreh Gajraku.

Drejtuesja e Bibliotekës Kombëtare, Suzana Qapriqi ka përmendur disa nga problemet me të cilat ende po përballet Biblioteka Kombëtare.

Sipas Qapriqit, problemi kryesor është uji që pikon nga çatia i cili sjell probleme për librin dhe lexuesit, raporton EO.

“Biblioteka ka rëndësi të madhe për artin, kulturë dhe historinë e një shteti. Historia e shqiptarëve është histori e përpjekjeve dhe vështirësive dhe përkundër gjitha gjasave ajo nuk u dorëzua. Me keqardhje pranoi se ende nuk ka mundur ti kapërcej disa probleme që ia vështirësojnë punën e përditshme. Problemi kryesor, uji që pikon nga çatia dhe nëntokësore që sjell probleme për librin. Shirat krijojnë vështirësi për lexuesin dhe librin. Përkundër përkrahjes së ministrit Gashi, nuk ka pasur mundësi të shpejtohen shpalljet e kontratave që punën të fillonin gjatë verës”, ka thënë ajo.

“Problemi me ujin është kërcënim për bibliotekën. Pagat e punonjësve dhe kushtet nuk janë të favorshme për të rinjtë”, u shpreh Qapriqi.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, po ashtu, ka përgatitur ekspozitën “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″.

Në fund u ndanë mirënjohje për të gjitha bibliotekat në Komunat e Kosovës.

08:29

Biblioteka Kombëtare sot shënon 75-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, sot shënon 75-vjetorin e themelimit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Biblioteka Kombëtare do t’ua shpërndajë të gjitha bibliotekave publike nga një kopje digjitale të projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999", i cili është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Noel Malcolm, derisa është mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, po ashtu, ka përgatitur ekspozitën “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999", e cila do të hapet po sot.