Një monument fëmijërisë së shkatërruar nga lufta

Një monument fëmijërisë së shkatërruar nga lufta

12 January 2019 15:00

Prilli i vitit 2017 shënoi 25-vjetorin e predhave të para që ranë në qytetin e Sarajevës, në atë që do të shndërrohej në rrethimin më të gjatë të një kryeqyteti në historinë e luftës moderne. Dhe një muaj më vonë shënoi një tjetër përvjetor makabër. 19 maj 1992: Admira Ismiq dhe Boshko Brkiq, çift i përzier boshnjako-serb, do të qëlloheshin prej snajperëve derisa po mundoheshin të largoheshin bashkë nga qyteti. 25 gusht 1992: “Vijećnica”, biblioteka në brigjet e Lumit Milaçka, digjet ne themel, hiri i 1.5 milionë vëllimeve të pazëvendësueshme po binte nëpër rrugët përreth si flluska bore, shkruan sot Koha Ditore.

1 qershor 1993: 13 persona vriten dhe 133 plagosen në një sulm me mortajë në një fushë futbolli ku po luanin fëmijët në periferinë e Dobrinjës në ditën e parë të një feste myslimane. 5 shkurt 1994: masakra e parë e Markales, ku granata që shënjestroi pazarin në zemër të Çarshisë së Vjetër la 68 të vdekur dhe 144 të plagosur.

Këto janë vetëm disa prej mijëra krimeve të kryera në një fushatë të pareshtur të urbicidit që nuk u ndal pothuajse për katër vjet. Kur heshtën armët e fundit të vendosura lart rreth e përqark kodrave të qytetit në fillim të vitit 1996, nuk mund të shihje një ndërtesë të vetme të pashpuar nga plumbat në Sarajevë.[Më gjerësisht lexoni gazetën Koha Ditore]

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme