Arrestohet një person për kontrabandë me mallra të ndryshëm ushqimorë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet një person për kontrabandë me mallra të ndryshëm ushqimorë

22 mars 2017 15:01

Policia e Kosovës në Viti, më 22 mars rreth orës 10:00, përmes rrugëve operative është njoftuar se në rrugën Viti –Drobesh janë duke lëvizur dy automjete kombi me targa 01 të cilat dyshohen të jenë duke kontrabanduar mallra.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të lokalizoj vendin se ku ndodhen dy automjetet e dyshuara me mallra të kontrabanduara.

Me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake patrulla ka hyrë në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në këtë fshat.

Gjatë kontrollit të mjeteve janë gjetur 80 x 25 kg thasë qumësht pluhur, 6 thasë material tekstili, 25 thasë fara luledielli dhe fara kungulli dhe 30 thasë me qese plastike (bërlloku).

“I dyshuari është arrestuar nga polica dhe është sjellë në stacionin policor në Viti, ndërsa dy automjetet me mallra të kontrabanduara me një vlerë të konsiderueshme janë konfiskuar”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, njësitet Kufitare, Rajoni Lindje të cilët tutje procedojnë me rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme