Kronikë

Sekuestrohet drogë sintetike në Prishtinë në vlerë 30 mijë euro, arrestohen tre persona

Droga e sekuestruar

Policia e Kosovës në një operacion antidrogë të shtunën mbrëma në Prishtinë ka arrestuar tre persona dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të drogës sintetike. 
Policia e ka quajtur operacionin “Shigjeta”. Ka njoftuar se kishte marrë informata se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë po bëhte shitblerje e drogës. 

“Më datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular. Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe çelësat e një banese. Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gramë”, ka njoftuar Policia.
Në banesën e të dyshuarit, që dyshohet se është shfrytëzuar nga të tre të dyshuarit, janë gjetur 19 qese me substancë narkotike të llojit të kërpudhave me peshë totale 38.9 gramë, pesë qese të llojit të drogës TUSI me peshë totale 26.6 gramë. 19 qese me 518 tableta të llojit ekstazi, në peshë totale 245.9 gramë. Shtatë paketime marihuanë në peshë totale 502.4 gramë. 

Po ashtu drogë ketaminë peshë 764.3 gramë. Nëntë paketime të llojit të dyshuarit të drogës MDMA me peshë 228.1 gramë. Shtatë paketime të llojit të drogës SPEED me peshë 118.1 gramë. 47 tableta të dyshuara LSD. 28 qese të vogla me kokainë me peshë totale 15.2 gramë. Një paketim me kokainë me peshë totale 61.2 gramë. 97 copa cigare elektrike me përmbajtje kanabis sativa. 
Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pistoleta, dy laptopë, peshore digjitale, dy automjete, një motoçikletë e pesë telefona celularë. 

“Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro (30.000 euro). Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme. Tre (3) të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.