Një gjerman arrestohet në një hotel në Prishtinë, u shkaktoi probleme edhe punëtorëve

Një gjerman arrestohet në një hotel në Prishtinë, u shkaktoi probleme edhe punëtorëve

07 August 2017 10:41

Raportohet se mbrëmë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, në një hotel, është arrestuar një shtetas gjerman.

Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë qëndrimit të tij në hotel u ka shkaktuar probleme punëtorëve e gjithashtu edhe dëme materiale në hotel.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar 4 persona.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme