Ish-gjyqtari Kolë Puka, është dënuar me 4 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë. Këtë dënim ai e mori për veprat penale marrje e kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, shpëlarje parash dhe mashtrim, ndërsa u lirua nga akuza për shmangie tatimi, bën të ditur KTV.
Ish-gjyqtari nga Klina, Kolë Puka, tash e disa vite përballet me drejtësinë dhe është dënuar edhe më herët, por nuk ka qenë prezent në seancë kur u shpall aktgjykimi. Ai, përveç dënimit me burg e me gjobë, nuk do të ketë të drejtë ushtrimi të funksionit si jurist për 3 vjet, si edhe do t’i konfiskohet pasuria e fituar nga veprat penale, për të cilat u shpall fajtor.