Kronikë

Aksident me fatalitet në Bresalc të Gjilanit

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka pësuar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Policia e Kosovës raporton se aksidenti ka ndodhur të dielën ndërsa i aksidentuari ka vdekur të martën.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.