Kronikë

Një 82-vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë, Policia e cilëson rastin si “vdekje e dyshimtë”

Descriptive Text

Një person pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 17.00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, raporton KP-ja.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KP, se bëhet fjalë për një person të moshës 82-vjeçare.

“Policia ka dalë në vend të ngjarje me ç’rast ka hasur në viktimën mashkull 82-vjeçar, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.